Ish-shefi i sektorit ekonomik në misionin e ICO-së, Andrea Capussela ka
deklaruar se ish-ministri kosovar i Transporteve Fatmir Limaj është një
“kurban”.

Në një intervistë për të përditshmen “Koha Ditore”, Capussela ka hedhur edhe një seri akuzash ndaj faktorit ndërkombëtar në Kosovë.

Sipas tij, deklaratat e ICO-së dhe EULEX-it për një qeveri të pastër u bënë sinonim i pjesës “një qeveri pa Fatmir Limajn”.

“Limaj duhet të jetë shndërruar në kurban. Unë e shoh cështjen e ngritur ndaj tij si të gabuar, si për krimet e luftës, ashtu edhe për bastisjen publicitare të 12 muajve më parë të zyrës së tij, pas të cilës nuk ndodhi asgjë”, ka deklaruar Capussela.

Disa ditë më parë, në një shkrim në gazetën prestigjoze britanike “The Guardian”, ish-zyrtari evropian kritikonte ashpër misionin EULEX, duke e cilësuar atë si “simbol të dështimit”.

Top Channel