" /> ">

Gjashte avokate greke kane bere padi kundër revistës gjermane “Focus”,
qe në kopertinën e 22 shkurtit te 2010,paraqiste me
fotomontazh,skulpturen e Aferdites se Milos te bënte një gjest të
pahijshem.

Ne padine e tyre ata akuzojne botuesin e kesaj reviste te njohur dhe nente bashkepunetore te tij për fyerje,shpifje dhe percudnim te simboleve shtetërore greke. Persa i perket botuesit te revistes Helmut Markwort, fotografia ne fjale ishte nje fotomontazh i ligjshem, qe ne menyre satirike pasqyronte gjendjen e Greqise.

Markword ka marre shpeshhere letra proteste nga greket per kopertinen e revistes se tij, por ai me qetesi i ka keshilluar ata te hedhin syte ne te kaluaren e tyre dhe te shohin Aristofanin qe para 2400 vitesh zbuloi satiren, si nje element te civilizimit antik grek, per te fshikulluar fenomenet negative te shoqerise dhe politikes.

Qeveria dhe shteti grek jane teper te shqetesuara per publikimet e ndryshme te mediave dhe agjencive te huaja si Bloomberg, Reuters dhe bankes se madhe te investimeve Goldman Sachs,persa i perket borxhit kolosal te vendit dhe mundesise se shlyerjes se tij duke i akuzuar shpeshhere ato per loje spekulative.

Se fundmi Sherbimi i Krimit Elektronik ka zbuluar se nje koment ne nje e-mail te nje analisti te konglomeratit ndërkombëtar financiar, Citigroup nga Londra, qe paralajmeronte se ristrukturimi i borxhit grek do te behej nje dite para Pashkes, shkaktoi ne 24 oret e fundit, nje rritje kolosale te kostos se huase per bonot dhjetevjecare dhe renien e ndjeshme te indeksit te burses greke.

Top Channel