Agjenti i policisë së EULEX-it i akuzuar për shkelje të kodit të sjelljes duhet të lërë menjëherë detyrën.

Është ky konkluzioni i hetimeve të kryera nga vetë strukturat e misionit evropian mbi agjentin që ofendoi kolegët e Policisë së Kosovës.

“Kreu i misionit vlerëson se agjenti në fjalë, drejtues i ekipit për mbrojtje nga afër, duhet të lërë misionin. Pas situatës së krijuar nuk ka kuptim që ai të vazhdojë punën”, ka deklaruar për REL zëdhënësja e EULEX-it, Anne Blanksma.

Zëdhënësja ka saktësuar se ky përfundim është arritur pas një hetimi të brendshëm të misionit evropian për rendin dhe ligjin.

Top Channel