Policia zvicerane ka arrestuar një ish-luftëtar të UCK-së, i shpallur në kërkim nga drejtësia serbe, e cila e akuzon për krime lufte.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria zvicerane e Drejtësisë, e cila ka saktësuar se aktualisht i arrestuari ndodhet nën arrest, në shqyrtim të ekstradimit.

Burimet, të cilat nuk kanë publikuar emrin e ish-pjesëtarit të UCK-së, saktësojnë se ai akuzohet nga drejtësia e Beogradit për vrasjen e civilëve serbë në Gjilan, në vitin 1999.

Dikasteri zviceran i Drejtësisë ka shtuar më tej se personi në fjalë mund ta apelojë ekstradimin nëse Zvicra pranon kërkesën e Serbisë.

Top Channel