Vatikani bashkëpunoi me Shtetet e Bashkuara gjatë konfliktit në Kosovë, kur Papa Gjon Palit të dytë iu kërkua të mos denonconte sulmet ndaj Serbisë.

Kështu thotë një kabllogram i Wikileaks, i publikuar në faqen e internetit të së përjavshmes italiane “L’Espresso”.

Në të njëjtin mesazh tregohet se SHBA, në kohën e presidentit George W. Bush, u përpoq të “rekrutonte” Karol Wojtyla-n.

Administrata amerikane kërkoi një lloj bekimi për një qëndrim neutral të selisë së shenjtë, që nuk do të kishte kompromentuar planet e betejave të SHBA.

Top Channel