Serbia ka humbur shtresën e mesme në radhët e popullsisë, ndërkohë që situata ekonomike në vend vazhdon të mbetet e brishtë.

Alarmi është dhënë nga ministri i Punës, Rasim Lajic, i cili ka theksuar se varfëria në shtetin ballkanas po zgjerohet me hapa marramendës.

“Rreth 700 mijë persona në Serbi jetojnë nën kufirin e varfërisë, 178 mijë të tjerë jetojnë me ndihma sociale dhe 343 mijë pensionistë marrin një pension prej 100 eurosh. Mund të thuhet se Serbia ka humbur shtresën e mesme”, ka deklaruar Lajic.

Situata ekonomike në Serbi është e rëndë dhe varfëria mbizotëron, arsye për të cilat opozita dhe qytetarë të shumtë zhvilluan të shtunën një protestë për zgjedhje të parakohshme.

Top Channel