Autoritetet serbe kanë marrë nën dorëzim Ranko Momic, ish-luftëtar i njësisë famëkeqe paraushtarake “Cakejtë”, i dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e 44 civilëve shqiptarë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Momic është ekstraduar nga Mali i Zi, ku dhe ishte arrestuar për llogari të drejtësisë serbe.

Aktualisht në gjykatën e krimeve të luftës në Serbi po gjykohen 9 ish-anëtarë të njësisë “Cakejtë”, të akuzuar për krime lufte në vitin 1999 në fshatin Qyshk.

Mes 44 personave të vrarë nga paraushtarakët serbë në këtë fshat të Pejës ishin edhe familjarët e ish-kryeministrit kosovar, Agim Ceku.

Top Channel