Presidentja kosovare Atifete Jahjaga është takuar sot me shefin e misionit të BE-së, Piter Feith, të cilit i ka kërkuar ndihmë për vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së.

“Marrëdhënia kontraktuale e Kosovës me BE-në do të ndihmonte reformat e brendshme dhe do të hapte perspektivën evropiane”, ka deklaruar Jahjaga gjatë takimit.

Sipas mediave kosovare, gjatë takimit është diskutuar edhe për ndryshimet kushtetuese dhe praninë ndërkombëtare në Kosovë.

Sa për bisedimet me Beogradin, presidentja Jahjaga ka ritheksuar se ato duhet të sjellin një zgjidhje evropiane për të dyja vendet.

Top Channel