Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, e kthyer tashmë në parti, kanë ndërhyrë në një ligjëratë të kryeministrit Thaci në një universitet privat të Prishtinës.

Teksa kryeministri po prezantonte planin e zhvillimit ekonomik para studentëve, aktivistët kanë ndërhyrë duke e pyetur nëse privatizimi i PTK-së, ndërtimi i autostradës dhe buxheti i vitit 2011 kanë pasur apo jo një plan ose strategji.

Sipas një komunikate për shtyp të Vetëvendosjes, truprojat e Thacit kanë ndërhyrë duke i dëbuar me dhunë aktivistët nga salla.

“Aktivistët u nxorën nga salla me grushta dhe shkelma nga truprojat e kryeministrit, pasi atij nuk i pëlqyen pyetjet që ata i bënë”, thuhet në komunikatë.

Top Channel