Kurti, akuza Shkupit

20/04/2011 20:45

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë një debati të organizuar në Shkup deklaroi se qeveria maqedonase po punon kundër shqiptarëve.

Sipas tij, problemi i Maqedonisë nuk janë shqiptarët, por karakteri i këtij shteti.

“Karaketeri nacional-shovinist i Maqedonisë është ai që duhet të ndryshojë. Pra, këtë shqiptarët duhet ta thonë hapur dhe të mos lejojnë të shtypen nga qarqet shoviniste, sic kanë bërë gjatë dhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë”, deklaroi Kurti.

Më tej ai ka rikonfirmuar pakënaqësinë e partisë së tij nda qeverisë së Kosovës, duke hedhur nota kritike ndaj saj.

“Ne nuk jemi të kënaqur me politikat e qeverisë, por edhe përsa i përket një lloj mosangazhimi të saj për shqiptarët jashtë Kosovës. Kjo vlen edhe për Republikën e Shqipërisë”, u shpreh Kurti.

Top Channel