Në mesnatë ka përfunduar regjistrimi i popullsisë, banesave dhe
ekonomive familjare të Kosovës, edhe në 6 komunat, për të cilat ishte
dhënë një afat shtesë prej 4 ditësh.

Regjistrimi i cili kishte filluar më 1 prill ishte parashikuar të përfundonte më 15 prill, por në komunën e Prishtinës, Deçanit, Parteshit, Kllokotit, Ferizajit, dhe të Graçanicës, ndërsa në të tjerat kishte përfunduar sipas afatit.

Ndonëse rezultatet jo përfundimtare pritet të publikohen gjatë muajit qershor, përflitet se në Kosovë jetojnë më pak se 2 milion banorë. Sipas zyrtarëve të Entit të Statistikave të Kosovës regjistrimi ka ecur mbarë, ndërsa nuk jepen statistika për numrin e banorëve dhe përfshirjen e tyre në regjistrim.
 
Mënyra e realizimit të këtij procesi ishte kritikuar edhe nga subjektet politike opozitare. Lëvizja Vetëvendosje e ka konsideruar këtë proces si dështim teknik dhe politik.Ndërsa, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se janë bërë shkelje në regjistrimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Top Channel