Një gjykatë në Kosovë ka dënuar sot me dy vjet e katër muaj burg komandantin e stacionit policor të qytezës së Obiliqit, Sejdi Zeqiri.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Zeqiri është shpallur fajtor për keqtrajtim seksual, dhunë verbale, frikësim të personave dhe mitmarrje.

Sipas burimeve, trupi gjykues që dha dënimin përbëhej nga dy gjykatës ndërkombëtarë dhe një kosovar.

I njëjti panel i ka shtuar masës ndëshkuese edhe dënimin për faktin se komandantit i ndalohet të punojë në administratën shtetërore për 3 vjet.

Top Channel