Presidentja e Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot ushtruesin e
detyrës së kryesuesit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në
Prishtinë, Khaldoun Sinno.

Sinno shprehu gatishmërinë e KE për bashkëpunim dhe ndihmë institucioneve të Kosovës në të gjitha fushat. Ai tha se Kosova duhet të bëjë hapa konkretë në fusha të ndryshme, posaçërisht në atë të legjislacionit, në hartimin dhe zbatimin e ligjeve.

Sinno tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë në të gjitha fushat e identifikuara në Raportin e Progresit dhe që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Top Channel