Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se Beogradi i ka propozuar OKB-së që hetimi mbi trafikun e organeve në Kosovë të kryhet me një mandat të dhënë nga Këshillit i Sigurimit.

“Arsyeja kryesore është sepse të gjitha krimet e luftës në ish-Jugosllavi në vitet ’90 janë hetuar me mandatin e KS dhe ata që i kanë hetuar duhet të njoftojnë këtë strukturë për cka kanë gjetur”, ka pohuar Jeremic.

Qëndrimi i Beogradit zyrtar që kërkon me ngulm hetimin e akuzave të Dick Marty nga Kombet e Bashkuara vjen pasi nuk ka besim tek misioni EULEX.

Në këtë drejtim, Serbia ka edhe mbështetjen e Rusisë, e cila vlerëson se EULEX nuk ka kompetenca dhe juridiksion për të shtrirë hetimet jashtë Kosovës.

Top Channel