Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar sot me Agim Vatovci,
kryetarin e Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara.

Vatoci e njohu kreun e shtetit me gjendjen dhe problemet me të cilat përballen personat e kësaj kategorie.

Me këtë rast presidentja Jahjaga premtoi angazhimin e saj të plotë për të përkrahur shoqatën dhe personat që i takojnë kategorisë së personave me aftësi të kufizuara.

Top Channel