Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar në një intervistë për VOA se, marrëveshja politike me të cilën u bë edhe zgjedhja e saj në këtë post, ka krijuar qëndrueshmëri politike në vend.

Në këtë intervistë, presidentja Jahjaga ka shprehur bindjen se Kosova dhe Serbia do të gjejnë zgjidhje evropiane për problemet e interesit të përbashkët.

Ndërkohë, ajo ka hedhur poshtë çfarëdo mundësie për ndarjen e veriut të Kosovës, që sipas saj, është çështje e brendshme e shtetit kosovar.

“Çështja e veriut është çështje e brendshme e Republikës së Kosovës dhe çdo organizim apo riorganizim tjetër do të ishte i papranueshëm”, ka pohuar Jahjaga.

Top Channel