Ambasadori shqiptar në Bosnje dhe Hercegovinë, Flamur Gashi iu ka bërë përfaqësuesve politikë që të kontribuojnë në njohjen e dokumenteve që lëshohen në Kosovë për të mundësuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë.

Duke folur për agjencinë boshnjake, South East News Service Europe, ambasadori Gashi ka përmendur disa fakte që sipas tij tregojnë nevojën urgjente për marrjen e këtij vendimi.

“Nga gushti i vitit të kaluar, në Bosnje nuk mund të vijnë 387 studentë pasuniversitarë, të cilët e kanë filluar magjistraturën apo doktoraturën në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjithashtu, kemi të sëmurë që në vazhdimësi janë trajtuar nëpër klinikat e specializuara dhe tani nuk mund të vijnë më këtu që të ndjekin mjekimin”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka shtuar se një tjetër cështje është edhe ajo e qytetarëve të Kosovës të cilët kanë të afërm në Bosnje, por që nuk mund t’i vizitojnë as në gëzime e as në hidhërime.

Top Channel