Është stabilizuar gjendja shëndetësore e liderit të opozitës serbe, Tomisllav Nikolic, i shtruar në spital që prej ditës së diel.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë serbe, sipas të cilave pas një momenti të vështirë, Nikolic e ka marrë veten falë ndërhyrjes së specializuar të mjekëve.

Kreu i Partisë serbe të Progresit u shtrua në spital një ditë pasi bashkë me mbështetësit e tij hyri në grevë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Ditën e djeshme ai u vizitua në spital nga presidenti Boris Tadic, i cili e ftoi për një marrëveshje dhe i kërkoi të hiqte dorë nga greva.

Më herët, presidenti Tadic ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme do të mund të mbahen vetëm pasi Serbia të ketë fituar statusin e vendit kandidat për në BE.

Top Channel