Obama bën shaka mbi taksat: Edhe unë i pasur

19/04/2011 20:50

Presidenti Barack Obama, që lufton që më të pasurit të paguajnë më shumë taksa, ka deklaruar sot, duke bërë shaka, se bindja e tij është përforcuar, kur ka vënë re se sa duhej të paguante një shumë të konsiderueshme për shkak të fitimeve te tij.

“Edhe unë jam i pasur”, ka thënë kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Obama fitoi vitin e shkuar më shumë se 1,7 milionë dollarë, falë të ardhurave të librave të shitur dhe i detyrohet autoriteteve më shumë se 450 mijë dollarë.

Top Channel