Ministri i Jashtëm norvegjez, Jonas Gar Stor, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Prishtinë, ka dekalruar se vendi i tij do të lobojë për njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës.

Gjatë një takimi me homologun kosovar, Enver Hoxhaj, Stor ka premtuar gjithashtu mbështetjen e Norvegjisë edhe për integrimin euro-atlantik të shtetit të ri.

Tema të tjera bisedimesh mes dy shefave të diplomacive kanë qenë edhe thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe investimet norvegjeze në Kosovë.

Ministri Hoxhaj ka shprehur bindjen e tij se, pavarësisht se Norvegjia nuk është anëtare e BE-së, mund të luajë një rol kyc në procesin e heqjes së vizave, duke qenë se është anëtare e zonës Schengen.

Top Channel