Qeveria e Kosovës ka gati tashmë një projekt zhvillimi për ekonominë e vendit.

Sipas kryeminsitrit Hashim Thaci, prioritet për tre vitet e ardhshme do të jenë privatizimet dhe rritja e  financimeve publike në bujqësi.

“Këto prioritete janë një hap tjetër që do cojnë vendin drejt zhvillimit ekonomik dhe mirëqënies sociale, që do të arrihet duke mbështetur sektorin privat”, deklaroi Thaci në mbledhjen e qeverisë.

Ndërsa ministrja Mimoza Kusari Lila vlerësoi se, me këto masa Kosova do të ketë një rritje ekonomike prej 7 për qind duke filluar nga viti 2012, si dhe ulje të papunësisë.

Ndërsa ministri për Infrastrukturën, Fehmi Mujota tha se këtë vit do të nisin procedurat për ndërtimin e rrugës numër 6 të Kosovës.

Top Channel