Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar se ndarja e shtetit të ri do të ishte e dëmshme për të gjithë rajonin, pasi do ta destabilizonte atë dhe do ta largonte nga perspektiva euro-atlantike.

“Cështja e veriut ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe ndarja e Kosovës dhe cfarëdo ripërcaktimi i brendshëm nuk është opsion, pasi do të destabilizonte të gjithë rajonin”, ka pohuar Jahjaga.

Përsa i përket dialogut me Serbinë, ajo ka theksuar se ai është tërësisht teknik dhe ka nënvizuar se dëshiron të shohë një proces të suksesshëm që të mbyllet me afrimin e dy vendeve në BE.

Këto deklarata Jahjaga i bëri gjatë një takimi me ambasadorin suedez në Prishtinë, Lars Wahlund, i cili nga ana e tij shprehu mbështetjen e Suedisë në proceset integruese.

Top Channel