Aktivitetet të ndryshme kulturore dhe artistike u organizuan në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve.

Kryetari i Komunës së Prishtinës vendosi kurora me lule në varrezat e dëshmorëve të qytetit dhe në varrin e presidentit, Ibrahim Rugova.

Gjatë pasdites së hënë, nën kujdesin e komunës u organizua edhe një ceremoni përkujtimore në nder të të gjithë luftëtarëve të UÇK-së që humbën jetën në Prishtinë gjatë luftës së fundit.

Sakrifica e 67 dëshmorëve u nderua nga vetë kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.

“Pa u ndalur sot në historinë tonë, sa të dhimbshme, aq edhe krenare, në flijimin e shumë gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në dhimbjet por edhe krenarinë të nënave dhe të baballarëve tanë, sot së bashku shenjtërojmë sakrificën e dëshmorëve, gjaku i të cilëve u bë themel i shtetësisë dhe lirisë që po gëzojmë ne sot”, tha Mustafa.

Më tej programi vijoi me këngë e kërcime atdhetare, ku mori pjesë për të nderuar sakrificën e dëshmorëve edhe trupa e baletit të Top Channel.  

Top Channel