Kreu i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic ka zhvilluar një takim me presidentin serb Boris Tadic, me të cilin ka diskutuar mbi hapat e mëtejshëm të Beogradit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm Vuk Jeremic, si dhe ministri për Kosovën, Goran Bogdanovic.

Në përfundim të takimit, Stefanovic ka bërë të ditur se janë trajtuar mënyrat e reagimit ndaj hapave të ardhshëm që mund të ndërmarrë secila palë.

“Nuk dua të nxjerr informacione, por mund të them se hartuam një skenar deri në detaje për lëvizjet që do të bëhen në të ardhmen, si dhe për propozimet e ndryshme”, ka pohuar Stefanovic.

Ai ka nënvizuar se cështjet për të cilat po diskutohet me palën shqiptare janë shumë delikate dhe se cdo lëvizje e njëanshme në Prishtinë mund të vërë në pikëpyetje sigurinë e brishtë.

Top Channel