Kryetari i Partisë së Progresit në Serbi, Tomisllav Nikolic është shtruar mbrëmjen e djeshme në spital, për shkak të problemeve të konstatuara në grevën e urisë, ku ai ka hyrë me mbështetësit e tij.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave mjeku që po kujdeset për shëndetin e liderit të opozitës, ka deklaruar se ai nuk dëshiron t’u nënshtrohet mjekimeve.

Megjithatë, mjeku Momcillo Babic ka nënvizuar se marrja e disa terapive është e domosdoshme. Nikolic filloi grevën e urisë ditën e shtunë, duke kërkuar bashkë me mbështetësit e tij zgjedhje të parakohshme.

Gjatë qëndrimit në spital ai u vizitua nga presidenti Tadic, i cili kërkoi ndërprerjen e grevës, por mes tyre nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Pak ditë më parë, Tadic deklaroi se zgjedhjet e parakohshme do të mund të mbahen vetëm pasi Serbia të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

Top Channel