Ministri i Jashtëm norvegjez, Jonas Gahr Store po qëndron për një vizitë në Kosovë, ku po zhvillon takime me krerët e institucioneve lokale.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave mes takimeve të shefit të diplomacisë norvegjeze spikat ai me homologun kosovar Enver Hoxhaj.

Sipas burimeve, në qendër të takimit mes dy ministrave të Jashtëm do të jetë liberalizimi i vizave, si dhe bashkëpunimi në fushat e ekonomisë, tregtisë, arsimit, etj.

Top Channel