Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni do t’i kushtojnë vendit më shumë se gjashtë milionë euro.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deklaroi sot se do t’i kërkojë Ministrisë së Financave 6 milionë e 650 mijë euro.

Sipas komisionit, rreth 1.2 milionë euro do të shpenzohen për nevojat e votimeve në diasporë.

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni do të zhvillohen më 5 qershor, pas kërkesave të vazhdueshme të opozitës, e cila bojkotoi edhe Parlamentin.

Vetëm pak ditë më parë kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski shpërndau këtë institucion dhe dekretoi datën e zgjedhjeve.

Top Channel