Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të vizitojë nesër Beogradin, ku do të takohet me presidentin Boris Tadic dhe homologun Vuk Jeremic.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë serbe, sipas të cila temë e bisedimeve do të jetë Kosova, por edhe cështje të tjera si bashkëpunimi në sektorin e ekonomisë.

Me vizitën në Serbi, shefi i diplomacisë ruse nis turin e tij treditor në Ballkan, ku do të ndalojë në Mal të Zi, Maqedoni dhe Slloveni.

Pak kohë më parë Beogradi u vizitua nga vetë kryeministri rus Vladimir Putin, i cili rikonfirmoi mbështetjen e pakushtëzuar të Rusisë përsa i përket cështjes së Kosovës.

Top Channel