Policia e Kroacisë ka zhvilluar një operacion anti-drogë, përmes të cilit janë sekuestruar 105 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë kroate, sipas të cilave gjatë operacionit janë arrestuar shtatë persona, të gjithë shtetas kroatë.

Sipas burimeve, trafikantët po përpiqeshin që lëndën narkotike ta transportonin nga Amerika Qendrore në vendet e Evropës perëndimore.

Në treg ajo do të kishte kapur vlerën e 3.9 milionë eurove. Për sekuestrimin e saj bashkëpunuan edhe policia e Gjermanisë, Austrisë dhe Sllovenisë.

Top Channel