Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar se Kosova po i kushton rëndësi të vecantë marrëdhënieve me vendet fqinje, përfshirë Serbinë.

Gjatë një takimi me ambasadorin britanik në Prishtinë, Ian Clif, Jahjaga ka vlerësuar rëndësinë e dialogut me Beogradin për zgjidhjen e problemeve teknike.

“Dialogu do të ketë sukses meqenëse palët do të gjejnë vetëm zgjidhje evropiane, që janë në interes të të dy popujve dhe vendeve”, ka deklaruar Jahjaga.

Ndërsa ambasadori britanik, nga ana e tij ka nënvizuar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Në këtë drejtim, zonja Jahjaga ka theksuar se Kosovës i duhet vendosja e një marrëdhënieje kontraktuale me BE-në, mënyrë që të qartësohet e ardhmja e saj.

Top Channel