Një punojnës ndërkombëtar i Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, është pezulluar prej detyrës, ndërsa disa të tjerë janë transferuar përkohësisht në detyra të tjera brenda misionit për shkaqe sigurie, thuhet në një njoftim të EULEX.

Të gjithë këta persona kanë qenë pjesë e Njësitit për Mbrojtje të Afërt, të ngarkuar për sigurinë fizike të Shefit të Misionit. Masa për pezullim dhe transferim janë marrë si masa mbrojtëse pasi aftësia e njësitit për të kryer detyrat e tij është kompromentuar.

“Një hetim i veçantë i brendshëm lidhur me akuzat për keqpërdorim të postit zyrtar dhe shkelje, i cili është pothuajse në përfundim, është i pandikueshëm dhe po vazhdon. Rezultatet e këtij hetimi priten para fundit të muajit”, përfundon komunikata e EULEX-it.

Mediat në Kosovë kanë shkruar për një punonjës ndërkombëtar i cili duke qenë në krye të detyres ka abuzuar me punonjësit vendas të cilët më pas e kanë denoncuar.

Top Channel