Tiranë, digjen kasollet e romëve

16/04/2011 18:40

15 baraka në të cilat strehoheshin banorë të komunitetit rom janë shkrumbuar tërësisht në një fushë pranë Shkozës në Tiranë, zonë periferike e njohur për strehimin e romëve.

Nga rënia e zjarrit zyrtarisht raportohet se nuk ka asnjë të lënduar, përvec dëmeve materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikseve, por edhe të komisariatit të policisë, të cilat kanë bërë edhe izolimin e zonës për të shmangur lëndimin e ndonjë banori rom.

Jozyrtarisht burimet policore thanë se janë marrë në pyetje dhe ka disa versione për shkaqet e rënies së zjarrit.

I pari flet për një shkëndijë elektrike që është bërë dhe vatra e zjarrit, cka ka sjellë panik mes romëve, të cilët janë larguar menjëherë.

Por disa banorë të tjerë, mësohet jozyrtarisht, kanë deklaruar se zjarrin e ka vendosur në një barakë njëri prej banorëve, duke deklaruar se kishte nevojë për një shtëpi dhe jo barakë. Megjithatë, nuk ka ende një version zyrtar për rënien e zjarrit.

Një muaj më parë 45 familje rome që jetonin në baraka pranë stacionit të trenit në Tiranë mbetën të pastreha pasi barakat e tyre u dogjën pas një konflikti me dy persona të cilët aktualisht ndodhen në burg për nxitje racizmi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA