Presidenti serb, Boris Tadic ka deklaruar se zgjedhjet e reja mund të mbahen vetëm pasi Serbia të ketë marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

“Zgjedhjet duhet të jenë pjesë e axhendës evropiane dhe të kontribojnë për një progres të shpejtë drejt BE-së”, ka pohuar Tadic.

Presidenti ka theksuar se Serbia ka nevojë për stabilitet në mënyrë që të përfundojë disa punë të rëndësishme.

Serbia pretendon të marrë statusin e vendit kandidat për në BE dhe kërkon që njohja e Kosovës të mos i vendoset si kusht për anëtarësim.

Por nga ana tjetër, shumë analistë mendojnë se, nëse anëtarësohet pa e njohur, Serbia do të bllokojë integrimin e Kosovës.

Top Channel