Sukth, dhunohet zyra e kandidatit të PS

15/04/2011 11:35

Një grup personash kanë dhunuar me mjete të forta zyrën elektorale të kandidatit të Partisë Socialiste në Sukth.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave autorët kanë dëmtuar në orët e para të mëngjesit materialet e zyrës.

Burimet shtojnë se agjentët e policisë po hetojnë për identifikimin e tyre, duke marrë në pyetje disa persona.

Pavarësisht apeleve të shumta të krerëve të politikës për ruajtjen e qetësisë gjatë fushatës elektorale, duket se nuk ka një distancim konkret nga dhuna.

Top Channel