Në autostradën Vërmicë – Mërdarë, vazhdim i rrugës Durrës – Kukës ka nisur asfaltimi.

Kryeministri Thaci, i cili vëzhgoi punimet tha se deri në fund të tetorit do jenë gati 34 kilometrat e para. Asfaltimi sipas zyrtarëve të qeverisë së Kosovës po kryhet 3 muaj para afatit.

Megjithatë, kryeministri Thaci edhe pse ka kaluar 1 vit nga nisja e punimeve, nuk bëri të ditur se kur do të bëhet publik projekti dhe kostoja e tij për qytetarët e Kosovës.

“I gjithë procesi ka qenë super transparent. Të gjithë kritikët e këtij projekti të ëndërrave të qytetarëve të Kosovës i porosis që në vend të kritikave të tyre politike të vijnë të vizitojnë, do ndryshojnë mendim kur të shohin këtë mrekulli”, tha kryeministri Thaci.
 
Pas përfundimit  të saj qeveria e Kosovës do të nisë autostradën që shkon drejt Nishit në Serbi.

“Punimet po zhvillohen me një intensitet të lartë dhe pritet që 34 kilometrat e para të përfundojnë më 30 tetori të këtij viti”, tha Darrin Mort nga kompania Bechtel & Enka.

Top Channel