Mitrovicë, gjykata vetëm me ndërkombëtarë

15/04/2011 00:25

Edhe pse godina e Gjykatës se Mitrovicës, që ndodhet në veri të qytetit pritet të hapet në 18 prill pas rikonstruksionit të saj, gjyqtarët vendorë, vendosen të mos rikthehen.

Hapja e gjykatës në këtë pjesë të qytetit,  është kundërshtuar nga strukturat paralele serbe që veprojnë në këtë zonë.

Sipas informacioneve ende jo zyrtare, në gjykatën e Mitrovicës fillimisht do të paraqiten në zyrat e reja më të hënën, më datë 18 prill vetëm gjyqtarët ndërkombëtarë.

“Sipas informatave të Këshillit Gjyqësor, në atë gjykatë do të nisë funksionimi vetëm me gjyqtarë ndërkombëtarë”, tha anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Valdete Daka.

Top Channel