Kryetari i komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e veprimtarisë së shërbimeve sekrete në Kosovë, Florin Krasniqi ka vendosur të zbardhë tërësisht aktivitetet 10-vjecare të SHIK-ut.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave misioni i Krasniqit do të nisë me marrjen në pyetje të shefave të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Nga ata do të kërkohet informacione nëse SHIK-u është shpërbërë më 15 qershor të vitit 2008, apo vazhdon të funksionojë edhe në ditët e sotme.

Cështja mbi veprimtarinë e SHIK-ut bëri bujë në Kosovë pas denoncimit të Nazim Bllacës, që pretendon se ka qenë agjent i tij dhe se ka marrë pjesë në dhjetra vrasje e shantazhe, si dhe vepra të tjera kriminale.

Top Channel