Gjykata e OKB-së për krimet e luftës do të japë vendimin ndaj tre gjeneralëve kroatë, të akuzuar për krime lufte ndaj serbëve në fund të luftës së zhvilluar në Kroaci në vitin 1995.

Ante Gotovina, Ivan Cermak dhe Mladen Markac përballen me 9 akuza, përfshirë ato të vrasjes, përndjekjes dhe shkatërrimit të pronës.

Gjeneralët, të cilët i mohojnë këto akuza, po gjykohen në Hagë që prej vitit 2008. Cështja e tyre po ndiqet nga afër në Kroaci, ku shumë njerëz i shohin të akuzuarit si heronj kombëtarë.

Ditën e enjte, ekrane gjigante u vendosën në qytete të ndryshme të Kroacisë për të transmetuar vendimin “live” dhe shumë njerëz u mblodhën në Zagreb për t’u lutur për gjeneralët.

Kryeministrja kroate Jadranka Kosor ka bërë thirrje për qetësi dhe ka deklaruar se shpreson se gjykata do ta njohë drejtësinë e luftës së Kroacisë për pavarësi.

Top Channel