Ish-liderët e ushtrisë kroate janë dënuar sot nga gjykata e Hagës për krime lufte kundër popullsisë serbe në fund të luftës së zhvilluar në Kroaci, në vitin 1995.
Gjyqtarët kanë dënuar gjeneralët Ante Gotovina dhe Mladen Markac për një seri krimesh, përfshirë vrasje, përndjekje dhe dëmtim të pronave private.
Gotovinës i janë dhënë 24 vjet burg, ndërsa Markac 18 vjet, ndërkohë që trupi gjykues cliroi nga të gjitha akuzat të pandehurin tjetër Ivan Cermak.
Tre gjeneralët shihen si heronj nga një pjesë e mirë e popullsisë në Kroaci.
Gotovina dhe Markac janë dënuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera kur trupat e tyre morën nën kontroll rajonin kroat të Krajinës në vitin 1995, që deri atëherë kishte qenë nën kontrollin e Serbisë.
Rreth 200 mijë serbë u dëbuan nga Kroacia në vitin 1995, ndërsa 150 të tjerë u vranë.
Avokatët mbrojtës të Gotovinës deklaruan se ai kishte bërë gjithcka që trupat e tij të mos kryenin krime gjatë operacionit, por gjyqtarët e Hagës i hodhën poshtë këto deklarata.
Top Channel