Bosnja ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Bozhidar Vucurevic, i arrestuar pak ditë më parë në Serbi, në kuadër të një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Vucurevic kërkohet nga autoritetet boshnjake për krime lufte të kryera në Trebinjë.

Por nga ana tjetër ai kërkohet edhe nga drejtësia kroate, e cila e akuzon se ka pasur një rol kyc në bombardimin e Dubrovnikut gjatë viteve ’90.

Top Channel