Në Bruksel mbahet sot raundi i tretë i bisedimeve teknike mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, në këtë raund do të diskutohet për cështje si energjia elektrike, telekomunikacioni dhe liria e lëvizjes.

Burimet saktësojnë se në këtë takim, kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri shoqërohet nga këshilltari politik i kryeministrit Thaci, si dhe ekspertë të fushave të sipërpërmendura.

Dy raundet e mëparshme të zhvilluara me ndërmjetësimin e BE janë vlerësuar si konstruktive nga Brukseli, edhe pse në to nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete.

Top Channel