Eurodeputeti britanik Charles Tannock ka propozuar që opsioni i ndarjes së Kosovës të përfshihet në bisedimet Prishtinë-Beograd.

Në mbrojtje të propozimit të tij, Tannock ka krahasuar situatën e Kosovës me atë të Palestinës në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Kjo do të kishte si qëllim arritjen e një zgjidhjeje të drejtë, duke pasur parasysh se në BE është përkrahur edhe dialogu Izrael-Palestinë për ndarjen e territoreve”, ka deklaruar Tannock.

Ndërkohë, përgjegjësi për Ballkanin në Parlamentin Evropian, Miroslav Lajcak deklaroi dje se ndarja e Kosovës është një opsion i papranueshëm për BE-në.

Top Channel