Prokuroria Speciale e Kosovës ka në hetim 73 cështje për korrupsion të niveleve të ndryshme.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave personat e përfshirë në hetim janë ministra, ish-ministra, shefa prokurimesh, menaxherë ndërmarrjesh publike, etj.

Sipas burimeve, ata akuzohen për marrje ryshfeti, shpërdorim detyre, dhënie kontratash të dëmshme ekonomikisht dhe vepra të tjera penale.

Cështjet më të spikatura janë ajo ndaj ish-ministrit të Transporteve, Fatmir Limaj, ajo ndaj ish-guvernatorit të Bankës Qendrore, Haxhim Rexhepi dhe ajo e vreshtarisë në Suharekë, ku është përfshirë kryetari i komunës, Blerim Kuci.

Top Channel