Një avion Boeing 707 me 239 pasagjerë në bord që ishte nisur nga Uashingtoni me destinacion Riadin e Arabisë Saudite, ka bërë ulje të detyruar në Athinë pak para orës 11, me orën lokale.

Sipas mediave greke, pilotët kanë konstatuar një zjarr në vendin e bagazheve, pikërisht kur avioni fluturonte mbi hapësirën ajrore greke.

Menjëherë ata kanë kërkuar leje për ulje të detyruar.

Mjeti është shoqëruar në një prej pistave të aeroportit të kryeqytetit grek nga dy avionë të aviacionit luftarak grek.

Faza e parë e uljes është kryer me sukses.

Në pistë autoritetet e aeroportit kanë çuar menjëherë disa dhjetëra makina zjarrfikëse, ndërsa mësohet se u krye me sukses evakuimi i pasagjerëve.

Top Channel