Misioni civil evropian në Kosovë ka ndarë mjetet e duhura dhe ka ngritur njësinë e posacme për mbrojtjen e dëshmitarëve në lidhje me hetimet mbi trafikun e organeve.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori për Ballkanin në BE, Miroslav Lajcak, gjatë raportimit që bëri dje në Parlamentin Evropian.

Lidhur me këtë cështje Lajcak tha se është biseduar me senatorin zviceran Dick Marty dhe se janë kontaktuar disa dëshmitarë.

Ndër të tjera, Lajcak vlerësoi dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit si tepër të rëndësishëm për zgjidhjen e një sërë cështjeve në Kosovë dhe për stabilitetin në Ballkan.

Top Channel