Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga zotohet se do të angazhohet fuqishëm që diplomacia kosovare të jetë më dinamike dhe të sjellë njohje të reja për Kosovën.

Këto komente presidentja kosovare i bëri pas një takim me ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj dhe një numër të madh të ambasadorëve të vendeve të ndryshme që veprojnë në Kosovë.

Zonja Jahjaga i dha mbështetje strategjisë lobuese të cilën ka përgatitur Ministria e Jashtme.

Sipas saj, njohjet për Kosovën do të jenë më të suksesshme duke u bazuar në strategji konkrete dhe nëpërmjet ndihmës së shteteve mbështetëse të Kosovës.

Megjithatë, edhe një javë pas zgjedhjes së saj ne krye të shtetit, presidentja Jahjaga ende nuk ka zhvilluar asnjë konferencë për shtyp.

As presidentja dhe as ministri Hoxhaj pas kësaj daljeje publike nuk pranuan t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

Top Channel