
Intelektualë të ftuar në Top Show – Shqipëria Vendos 2011, analizuan problemet e Himarës dhe premtimet e hedhura nga katër kandidatët për bashkinë e këtij qyteti, në Top Story.
Analisti, Mentor Nazarko tha se zhvillimi i Himarës pengohet nga drejtuesit e saj të cilët janë përpjekur të ndalin, sipas tij, kursin e historisë duke izoluar banorët për një kauzë të vdekur, sic është ajo e Vorio Epirit.
“Mungojnë politikat lokale për shkak të drejtuesve. Ata janë u përpjekur të ndalin kursin e historisë duke e ndarë Himarën nga fshatrat shqiptarë. Himara është konsideruar si principatë. Bollano shkel ligjet shqiptare. Gjithë këto përpjekje kanë ndaluar zhvillimin e Himarës. Të heqim dorë nga liderë që luajnë rolin e ekstremistit për kauzat e vdekura sic është ajo e vorio-epirit. Drejtuesit duhet t’i shërbejnë komunitetit të Himarës”, tha Nazarko.
Ndërsa, kryeredaktori i gazetës Shqip, Aleksandër Çipa kritikoi programet dhe prioritetet e kandidatëve për kryetarë bashkie. Sipas zotit Çipa, kandidatët nuk përmenden lëvizjen përmes detit, mungesën e porteve, zhvillimin e zejeve, etj.
“Në Himarë ka produkt kulturor si pjesë themelore e kulturës himariote, si polifonia e njohur. Himara nuk është e zhvilluar nga infrastruktura, nuk lëvizet përmes detit. Asnjë nga kandidatët që pretendon se do zhvillojë turizmin nuk e formëson si projekt. Himara ka mungesë portesh. Anticiteti nuk përfshihet në asnjë nga blloqet e kandidatëve për Bashkinë e Himarës. Zhvillimin e zejeve, blegtoria dhe agrumet, fruti-kultura, ullinjtë që asnjë kandidat nuk i përmend”, tha Aleksandër Çipa.
Mungesa e zhvillimit të turizmit në Himarë, u kritikua edhe nga biznesmeni, Nikollaq Neranxi. Zoti Neranxi tha se nuk mund të konceptohet zhvillimi i turizmit në Himarë kur atje nuk ka hotele.
“Në Himarë nuk ka hotele, s’mund të flitet për turizëm. Himarën e njohin shqiptarët si vend turistik para ‘90. Nuk mund të flasim për turizëm të huaj sepse nuk ka hotele. Ujërat e zeza derdhen në det”, tha Neranxi.
Top Channel