Durrës, tubim i aleancës “Kuq e Zi”
13/04/2011 10:15
Aleanca “Kuq e Zi” mbërriti sot në Amfiteatrin e qytetit të Durrësit në kuadrin e turit të saj kombëtar kundër regjistrimit të popullësisë mbi baza etnike.
Gjatë nënshkrimit të peticionit që do t’i kërkojë parlamentit heqjen e kësaj klauzole, drejtues të tubimit deklaruan se “3 000 vjet kombësi shqiptare nuk mund të ndryshohen për 300 euro në muaj”.
Sipas kësaj organizate, janë 20 mijë personat që përfitojnë pensione nga Greqia, duke e deklaruar veten e tyre në mënyrë të paqenë si shtetas me kombësi greke. Të gjithë ata janë të moshës mbi 65 vjeç.
Artistë dhe intelektualë durrsakë përkrahën nismën e aleancës “Kuq e Zi”, duke nënshkruar peticionin dhe duke qëndruar pranë organizatorëve në këtë tubim.
Top Channel