Behgjet Pacolli do të paraqitet sot në kryeministri për të marrë postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, të cilat theksojnë se krahas zyrës, Pacollit do t’i duhet të qartësojë me Hajredin Kuçin edhe çështjen e kompetencave të koordinimit të zëvendëskryeministrave.

Ndërsa kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci do t’i duhet që në ditët e ardhshme të sqarojë se kush është zëvendëskryeministri kryesor.

Pacolli u largua nga posti i presidentit të Kosovës pasi Gjykata Kushtetuese e cilësoi si të paligjshëm zgjedhjen e tij në krye të shtetit.

Top Channel