Parlamenti i Maqedonisë miratoi mbrëmjen e djeshme ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si dhe nenet e nevojshme për plotësimin e ligjit për deputetët.

Sipas raportimeve të mediave lokale, në kodin e ri përfshihen standarte ndërkombëtare për realizimin e zgjedhjeve dhe për plotësimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Ndërsa ligji për deputetët, bëjnë të ditur burimet, do të përcaktojë nivelin e duhur të të ardhurave të tyre, si dhe rrogën që do të marrin nëse bojkotojnë Parlamentin.

Burimet shtojnë më tej se, me këtë ligj rregullohen të ardhurat që do të kenë edhe deputetët e diasporës.

Top Channel